Nga Sipërmarrës në Mitëmarrës (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2014

10 December

Dhunimi i natyrshmërisë njerëzore prodhon monstra

Kush nuk do të jetë i pasur?! Shumë prej nesh na është mësuar që t’i urrejmë të pasurit, por brenda vetes e dimë shumë mirë që do të donim të ishim si ata, të kishim si ata. Ne jemi krijuar kështu, të pangopur në një farë mënyre. Krijuesi ynë thotë në Kuran: “Dhe pasurinë e doni së tepërmi.” [89:20]. Kjo prirje e natyrshme tek njeriu bën që njeriu ta synojë këtë, pasurimin e tij. Kjo e bën njeriun të jetë nga natyra sipërmarrës.

Por ka një problem, njeriu është qenie sociale dhe mëson nga ambienti kur rritet dhe jeton, nga prindërit dhe nga shoqëria. Dhe ne kemi, fatkeqësisht, një model shumë të gabuar në këtë drejtim. [ Lexo më shumë → ]

Më mirë të dish apo të kesh (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2014

01 September

Dilema më e madhe e shqiptarëve

Ja çfarë thotë Jim Rohn, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të zhvillimit personal:

Ç’mendoni se është gjëja më me vlerë në t’u bërit milioner? Është milionëshi dollarë? S’ma ha mendja. Jo, gjëja më me vlerë qëndron tek aftësitë, njohuritë, disiplina dhe cilësitë udhëheqëse që do të zhvilloni për të arritur atë status të lartë. Është përvoja që do të merrni në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive. Është forca e brendshme që do të zhvilloni për të pasur mjaftueshëm kurajë, këmbëngulje dhe vullnet për të tërhequr drejt vetes një milionë dollarë.

Jepi një milionë dollarë dikujt që nuk e posedon karakterin e një milioneri dhe ai person ka shumë gjasa t’i humbasë. Por hiqja gjithë pasurinë një milioneri të vërtetë dhe shumë shpejtë ai apo ajo do ta vërë pasurinë nga e para. Pse? Sepse ata që fitojnë statusin e milionerit zhvillojnë aftësitë, njohuritë dhe përvojën që ta përsërisin procesin vazhdimisht.

Siç mund ta shikoni, kur dikush bëhet milioner, gjëja më pak e rëndësishme është çfarë kanë. Gjëja e rëndësishme është çfarë janë bërë.

7 Strategies for Wealth and Happiness, f. 40-41.

Xhamia e madhe në mendjet e vogla (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2013

29 April

Kundërpërgjigje ndaj Kastriot Frashërit

[…] ndërtimi i xhamisë së madhe në Tiranë, si nevojë për besimtarët dhe për balancë ndërfetare, është një hap në drejtimin e duhur. Kjo gjë nuk e dëmton aspak imazhin e Shqipërisë përballë Europës dhe botës, por përkundrazi, u tregon atyre që ne Shqiptarët kur flasim për harmoni ndërfetare, e kemi seriozisht e nuk e thonë këtë vetëm për tu hedhur hi syve të tjerëve. Kjo gjithashtu ndihmon në përforcimin e identitetit tonë kombëtar si një shoqëri e hapur dhe empatike.

Lexo shkrimi të plotë tek gazeta Sot →

Russell Crowe me mjekër si terrorist islamik (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2012

25 September

I lutem Top Channel-it të mos e kruaj me gjete fiku ...

Sot, më 25 shtator 2012 Top Channel hodhi shashkën e radhës për të matur pulsin e muslimanëve shqiptarë. Në një artikull që flet për përmasat e mjekrës së Russell Crowe, Top Channel tekstualisht thotë:

Pak muaj më parë e pamë edhe në mbipeshë, aq sa të mos njihej, ndërsa në ditët e fundit, Crowe është shfaqur me një mjekër të ngjashme me ato të terroristëve islamikë. [artikulli]

Pas një vale kritikash në Facebook, artikulli u redaktua nga terroristëve islamikë besimtarëve islamikë. Po kjo përsëri tregon sa të gatshëm ideologjikisht të hedhin baltë mbi islamin dhe muslimanët. Kujtojnë Top Channel-in se praktikuesit e fesë Islame quhen muslimanë dhe jo islamikë, një term i cili përdoret për frymorët i shoqëruar vetëm me emrin terrorist.

Personalisht do të doja që Top Channel tu kërkonte falje të publike muslimanëve shqiptarë për këtë steriotipizim ekstrem dhe të pa precedentë dhe gjithë shqiptarëve për keqinformim dhe mungesë ekstreme profesionalizmi.

How Banks Work (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2012

15 May

Fantastic 12 year old Victoria Grant explains how banks commit fraud

Nice! Good Shootin’ … (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2010

07 April

Gjuha politike është dizenjuar që ta bëjë të duket gënjeshtra e vërtetë dhe vrasja e repsektuar. G. Orwell

Overview

5th April 2010 10:44 EST WikiLeaks has released a classified US military video depicting the indiscriminate slaying of over a dozen people in the Iraqi suburb of New Baghdad — including two Reuters news staff.

Reuters has been trying to obtain the video through the Freedom of Information Act, without success since the time of the attack. The video, shot from an Apache helicopter gun-site, clearly shows the unprovoked slaying of a wounded Reuters employee and his rescuers. Two young children involved in the rescue were also seriously wounded. Më shumë …

Pesë herë në shqip (2)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2010

16 March

A e dini se poezia If e Rudyard Kipling është përkthyer pesë herë në shqip? Ja provat një për një:

If

If you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you,
If you can trust yourself when all men doubt you,
But make allowance for their doubting too;
If you can wait and not be tired by waiting,
Or being lied about, don’t deal in lies,
Or being hated, don’t give way to hating,
And yet don’t look too good, nor talk too wise: [ Lexo më shumë → ]

Urdhëro e lodhu, ec vetë e prëju (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2010

13 March

I ka jeta këto ...

Prindrit e mi janë thesar gjuhësor për mua. Pasuria leksikore e tyre e tejkalon memorjen time dhe bukuria e atij leksiku e kthen në detyrë për mua shkrimin e asaj që dëgjoj nga goja e tyre. Dhe ja, ku është një nga të preferuarat e mija, të cilën ua kam mësuar pothuajse të gjithë shokëve të mi. Ajo është një shprehje frazologjike shumë e veçantë e konvertuar gati-gati në një proverbë. Por le të shkruajmë pak histori fillimisht. [ Lexo më shumë → ]

Oh, sa kam qesh!!! (2)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2009

27 May

Just to break the ice ... with the American Muslim Comedian Azhar Usman

Allah Made Me Funny OSE  më shumë se kaq …

Historia e Gjërave (3)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2009

11 May

Nga vijnë dhe ku përfundojnë gjërat që ne blejme çdo ditë.

Sot më bombardoi një tip me ca email-e për blogun e tij të ri. Duke qenë se më mërziti me të njëjtin email shumë herë, nuk po ja përmend blogun fare. Për më shumë që nuk ka lidhje me temën. Ajo që dua të ndaj sot me ju është një vidoe që gjeta tek blogu në fjalë. Ishte në italisht dhe titullin e kishte “La Sotria delle Cose“. Më tërhoqi pamja e parë dhe i bëra play. Do thoni ju: “Si e kuptove italisht?” Unë them do u them: “Italishten e kemi gjuhën e babës”. Nejse, por ju që nuk dini italisht, videoja është edhe në anglisht, në fakt, origjinali është në anglisht. [ Lexo më shumë → ]