Gërdeci, Vlora dhe Hipokrizia Qytetare

Nga media jemi bombarduar me lajme rreth shpërthimit fatkeq të Gërdecit dhe shkaqeve të shkaktimit të saj. Po ashtu u njohëm me disa protesta që kërkonin dorëheqjen e pushtetarëve dhe me fakte shumë tronditëse të kushteve të punës dhe teknike të fabrikës së çmontimit. Këto fakte këta qytetar të nderuar duket se i kanë ditur edhe më parë, por vendosën t’i thoshin vetëm në këmbim të 16 viktimave, 240 e ca të plagosurve, një duzine të zhdukurish pa nam pa nishan dhe miliarda lekë dëme materiale. Është më se normale që të ngresh disa pyetje rreth kësaj sjelljeje civile të këtyre qytetarëve. Përse nuk i kanë denoncuar më parë këto fakte qytetarët? Përse ranë dakord të çonin fëmijët e tyre të bënin një punë të tillë dhe absolutisht askush nuk e ngriti si problem? Përse askush nuk u ankua që depoja dhe fabrika e çmontimit të municioneve ishte shumë afër vendbanimit të tij? Përse ju intereson dorëheqja e pushtetarëve qytetarëve të thjeshtë? Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje.

Mos vishni kollare dhe taka të shumë larta!

Poetët mund të shkruajnë shumë mirë edhe prozë. Aq mirë sa mund të duket sikur lexon poezi. Shikoni, për shembull, se si e përshkruan Ervin Hatibi këshillën e tij për njerzit e burgosur nga konfromiteti dhe seksualiteti që nuk është nevoja të veshin kollare dhe taka nga ato të gjatat dhe të hollat në mbrëmjen e prezantimit të një libiri me poezi në shqip të një poeteje gjermane në biblobarin e tij tek rruga e Elbasanit “E përshtatshme”. E paritregueshme!

Fenomeni i Lypsarisë në Tiranë

Kur për herë të parë apo të fundit shkon në Tiranë, me siguri nuk të ikën pa e vënë re mjerimi e trotuareve të saj të shtruar bukur apo të copëzuar si dhëmbët e prishur të një 80-vjeçari që nuk ka qenë asnjëherë tek dentisti. E shikon viktimën e parë të varfërisë porsa të shkel këmba në sheshet e përbaltura të kryeqytetit. E sa më shumë futesh në të, aq më shumë viktima shikon, aq më shumë të rrëngjethet mishi, aq më shumë të vjen për të qarë dhe, ndonjëherë, aq shumë të ngrihen nervat sa se ke idenë. Panorama është e dhimbshme. Ecën në punën tënde. Papritur të nxjerr nga tymnaja e mendimeve pamja lemeritëse e lypses pa këmbë, plakë dhe të rrudhosur, me një buzëqeshje prej lypseje në fytyrë, dhe dora që zgjatet, dhe buzët që lëvizin, por që nuk dihet se çfarë duan të thonë sepse nuk të lënë ta dëgjosh makinat që kalojë zhurmshëm aty pranë, apo zëri i lypses plakë është shumë i mekur. Ti e kupton direkt që po kërkon ti falësh diçka. Ti nxiton më shumë se nuk duron dot pamjen edhe pse do t’i japësh diç plakës së gjorë.

Jo qip po qyp more kokëqip

Afëria fonetike e një sër çiftesh fjalësh në shqip i bën ato të ngatrrueshme semantikisht. Ky fenomen njihet, besoj, në të gjitha gjuhet e botës kurse në anglisht identifikoht si fenomeni i miqëve të rremë (false friends). Ma ha mendja se të gjithëve u ka ndodhur që në fëmijëri të jëtë përballuar më dy njerëz, përgjithësisht vëllezër, që kanë pasur edhe emra të përafërt edhe fytyra të përafërta dhe i ka ngatrruar më njëri tjetrin, mua të pakten më ka ndodhur disa herë. Prandaj unë do e quaja këtë dukuri gjuhësore ‘vëllezërit e përafërt’. Më poshtë janë një listë me vëllezër gjuhesorë të përafërt që mund të bëhet edhe me e gjatë me ndihmën tuaj. Shumica e fjalëve janë huazuar nga artikulli i Agim Bejtjas tek PeshkuPaUje.

Të Jesh nga Fshati

Përgjithësisht nuk më ka ardhur ndonjëhërë keq apo turp për origjinën timë nga fshati, jo origjinë e prindërve, por për faktin që aty kam lindur dhe po aty kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë time. Shpesh e kam parë si avantazh në aspekte të ndyshme dhe ashtu ka qenë me të vertëtë. Më ka ndihmuar të njoh më mirë filozofinë popullore dhe mënyrën se si nga përvoja të ndryshme vilen ato që quhen fjalë të urta dhe përdoren pastaj nga mijra njerëz. Po ashtu më ka ndihmuar të kuptoj më mirë fshatarët e tjerë, njerzit e tjerë në përgjithësi që shikohen si të dorës së dytë dhe me ka mësuar të jem gjithmonë në garë për të qenë më i miri.

Përkthyesit dhe Redaktorët

U bë një kohë e gjatë tashmë që është drejtuar gishti nga përkthyesit për dështimet gjuhësore të shqipes. Në fakt paaftësia e tyre nuk është e egzagjeruar, ajo bën mu. Pjesa e lënë në hije, që është zveshuar nga përgjegjësia e këtyre dështimeve, janë redaktorët. Pa mbrojtur aspak përkthyesit, që janë shtuar sasiorisht, por jo cilësisht, dua që bashkëfajtorët e mizorive gjuhësore që gjenden gjithandej t’i dalin për zot pjesës së tyre të fajit. Në fund të fundit ata nuk e marrin rrogën kot apo, sic thotë populli, s’e hanë bukën kot.