BANAGO

prej 2006

Banago is Back

Ëhë! Pas një shkëputje të gjatë nga blogu im i vockël, mendova të vij edhe njëherë. Duke qenë se blogu i mëparshëm refuzoi të më frymëzonte të vazhdoja të shkruaja dhe mu bë shumë monoton, vendosa që kësaj here t’i ndryshoj dizajnin për ta bërë blogun të duket pak më i ri dhe më i freskët (jo i ri plak). Ndoshta ky është një justifikim (mungesa e frymëzimit) si shumë të tjerë  që më bredhin lartë e poshtë në neuronet e trurit, por dizajni i ri më jep shumë kënaqësi kur e shikoj dhe kjo shpresoj të konvertohet në dëshirë për të shkruar.

Një gjë tjetër që dua të ndajë me ju në këtë postim të shkurtër është fakti që kam zbuluar edhe një pasion të ri, fotografinë. Herë pas herë do përqipem të postoj foto që më kanë lënë shumë mbresa apo që flasin vet dhe nuk kanë nevoj të shoqërohen me shumë fjalë.

Kaq ishte e gjitha. Do të dëshiroja shumë të më linit një mesazh mirëseardhje tek komentet. Flaminderit!

Previous

Gërdeci, Vlora dhe Hipokrizia Qytetare

Next

Mos i Fol Shoferit

15 Comments

  1. Suksese ne blog.
    Ajo qe me pelqen me shume ne pamjen e re eshte fonti dhe madhesia e tij.

    Shume i qarte dhe i thjeshte ne funksionim.

    PS: Fotot do i nxjerresh ne Flickr apo ne nje galeri personale te vecante?

  2. Ardito, e bëre sfete? Rrofsh! Më duhet fjalë të mira tani në fillim. 🙂 Fotot do i postoj këtu në blog, nuk më pëlqen Flickr. Të mira!

  3. eni

    mireseerdhe Banago

    suksese dhe ne fotografi;)na trego nai foto se shpejti;)

  4. drama periodike

    urime mireseardhe

  5. Manjola

    “blugu” i parë i lezetshëm ishte Banago. 🙂

    • Po, edhe blogu i parë i lexeçëm ishte, por nuk më frymëzonte më, më la 1 vit pa shkurar. Të shohim me këtë.

  6. “Duke qenë se blugu i mëparshëm”

    Kujtova se kishe harruar të bëje gabime drejtshkrimore. Nejse. Mirë se na gjete dhe erdhe njëkohësisht.

    • Na ka lodhur jeta, nuk na ikin sytë shtrëmbër, mirë gishtat që kanë ikur me kohë 🙂 Faleminderit për komentin.

  7. Hajt me kembe te mbare, insha-Allah nuk harxhon shume $$ per bateri te kameres 🙂

  8. Driti

    Banago faleminderit qe e hape perseri Blogun. I kishim te nevojshme shkrimet e tua. Te uroj suksese dhe te pershendes.

    Respekte!

  9. Inshallah të vjen frymëzimi kësaj here. Do Zoti gjen dhe kohë të merresh, se jemi bërë punë punë natë e ditë… 🙂 , po shyqyr që po shohim dhe pakëz dritë thuaj. 😛

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Powered by WordPress & Theme by Anders Norén