Arti i Lajmit

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Orët e para të mëngjesit duke pirë kafe anës rrugës Vlorë-Skelë.

Cipëplasur
Përgatit kronikën e radhës
Thurr i çthurrur lajmin
Gatuan të vërtetën
Me përbërës kryesor gënjeshtrat
E zbukuron
Dhe e servir për publikun
Robotikisht të ngrirë
Dhe kaq.
Lajmi tjetër do të vijë patjetër
Nuk harrohet zanati i vjetër
I gatimit
Me përbërësit kryesor
Që shumica nuk e di
Që janë gënjeshtra
Kurse të tjerë e dinë
Por kështu u intereson
Dhe thonë
Ky është arti i lajmit
Këta janë artistë
Të iluminizmit obskurantist
Gazetarë.


[14 Qershor 2005]

Këtë e kam shkruar i nxitur nga një lajm i rremë i përhapur në media, lajm që me shkeli në kallo, por që nuk e mbaj mend se për se bënte fjalë. E shkruar në orët e para të mëngjesit duke pirë kafe vetëm anës rrugës Vlorë-Skelë në një copë paçavure.

Komentuan

Asnjë

Etiketuar si:

Poezi,

Thuaj nje llaf