Fletë Nderi (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

20 December

Një fletë nderi e marrë nga im atë për punë shembullore gjatë periudhës më të shpifur që unë kujtoj.

Babai im ka qenë punëtor i dalluar. Ky nuk është pretendim i imi. Unë ndihem shumë i lumtur që babai im i ka shërbyer kombit dhe partisë. Por dhe partia nga ana e saj nuk ka mbetur pas, ja ka dhënë një Fletë Nderi. Në fletë shkruhet “I jepet sh. Emri’ Babës, për rezultate të mira të arritura në realizimin e detyrave të vitit 1980”. Fatkeqësisht nuk munda ta takoja kësaj javë babanë tim e ta pyesja se çfarë kishte bërë atë vit që kishte merituar një fletë nderi. Me siguri ka bërë diçka për tu mbajtur mënd përderisa fleta e nderit i ka rezistuar kohës për të nderuar dhe mua tani, 27 vjet më vonë për faktin e të qenit bir i këtij babai.Sa bukur! Sa nostalgjik realizmi socialist; tamam si ata filmat me personazhe vetëmohuese. [ Lexo më shumë → ]