Mos vishni kollare dhe taka të shumë larta!

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Ervin Hatibi, një nga poetët më brilantë shqipëtarë, shkruan po aq mirë prozë.

Poetët mund të shkruajnë shumë mirë edhe prozë. Aq mirë sa mund të duket sikur lexon poezi. Shikoni, për shembull, se si e përshkruan Ervin Hatibi këshillën e tij për njerzit e burgosur nga konformiteti dhe seksualiteti që nuk është nevoja të veshin kollare dhe taka nga ato të gjatat dhe të hollat në mbrëmjen e prezantimit të një libiri me poezi në shqip të një poeteje gjermane në biblobarin e tij tek rruga e Elbasanit “E përshtatshme”. E paritregueshme!

Mos harroni të vishni rrobat më të bukura sepse xhaxhi Xhemali i kameras nuk ka ndermend t’ju fusë në histori pa kollare dhe taka jashtëzakonish shumë të larta: (shënim-në momentin që mundet të aksidentoheni gjatë lokalizimit të fytit me kollare, rrezikoni të dilni momentalisht nga historia duke marrë me vete çmimin e madh Marcello Mastroiani për asfiksinë me patetike që pas Rënies së Murit të Berlinit mbi dy entuziastë apolitikë nga Lajpcigu-Leipzig. Kurse në rastin e takave, hipja mbi to mund t’ua nxjerrë kokën vertik përtej kuadratit të historisë, dhe rrezikoni të hyni në histori vetëm me pjesët më gjysëmintelektuale të fizikut, duke marrë megjithatë cmimin e madh Maria-Antuaneta per Ambivalence dhe Autoqefali. Koka juaj do të vazhdojë të sillet rreth vetes në errësirën e historisë orale, e cila ndriçohet përbrenda vetem nga ndonjë chewinggum dhuruar nga antropologu i sëkëlldisur, ama trupi juaj do të vazhdojë të bubrrojë në kasetën Soni minidivi duke fituar mbi supe gjithë gjasat të cilat bëjnë rimë me glasat të cilat shpenzojnë pëllumbat bashkiakë mbi statuja, duke i bërë të palexueshme)

Marrë nga E7E

Komentuan

Asnjë

Thuaj nje llaf