Mos i Fol Shoferit (9)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2009

11 April

Në Vlorë njerëzit e njohin aq mirë italishten saqë askush nuk denjon t'i përkthejë tabelat e autobuzëve urbanë në shqip.

mos-i-fol-shoferit

Banago is Back (15)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2009

07 April

Pas një udhtimi shumë të gjatë Vlorë-Skelë, vendosa t'i kthehem edhe një herë blogut tim të vockël.

Ëhë! Pas një shkëputje të gjatë nga blogu im i vockël, mendova të vij edhe njëherë. Duke qenë se blogu i mëparshëm refuzoi të më frymëzonte të vazhdoja të shkruaja dhe mu bë shumë monoton, vendosa që kësaj here t’i ndryshoj dizajnin për ta bërë blogun të duket pak më i ri dhe më i freskët (jo i ri plak). Ndoshta ky është një justifikim (mungesa e frymëzimit) si shumë të tjerë  që më bredhin lartë e poshtë në neuronet e trurit, por dizajni i ri më jep shumë kënaqësi kur e shikoj dhe kjo shpresoj të konvertohet në dëshirë për të shkruar.

Një gjë tjetër që dua të ndajë me ju në këtë postim të shkurtër është fakti që kam zbuluar edhe një pasion të ri, fotografinë. Herë pas herë do përqipem të postoj foto që më kanë lënë shumë mbresa apo që flasin vet dhe nuk kanë nevoj të shoqërohen me shumë fjalë.

Kaq ishte e gjitha. Do të dëshiroja shumë të më linit një mesazh mirëseardhje tek komentet. Flaminderit!