Russell Crowe me mjekër si terrorist islamik (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2012

25 September

I lutem Top Channel-it të mos e kruaj me gjete fiku ...

Sot, më 25 shtator 2012 Top Channel hodhi shashkën e radhës për të matur pulsin e muslimanëve shqiptarë. Në një artikull që flet për përmasat e mjekrës së Russell Crowe, Top Channel tekstualisht thotë:

Pak muaj më parë e pamë edhe në mbipeshë, aq sa të mos njihej, ndërsa në ditët e fundit, Crowe është shfaqur me një mjekër të ngjashme me ato të terroristëve islamikë. [artikulli]

Pas një vale kritikash në Facebook, artikulli u redaktua nga terroristëve islamikë besimtarëve islamikë. Po kjo përsëri tregon sa të gatshëm ideologjikisht të hedhin baltë mbi islamin dhe muslimanët. Kujtojnë Top Channel-in se praktikuesit e fesë Islame quhen muslimanë dhe jo islamikë, një term i cili përdoret për frymorët i shoqëruar vetëm me emrin terrorist.

Personalisht do të doja që Top Channel tu kërkonte falje të publike muslimanëve shqiptarë për këtë steriotipizim ekstrem dhe të pa precedentë dhe gjithë shqiptarëve për keqinformim dhe mungesë ekstreme profesionalizmi.