Tipare Intelektuale të Çmuara (2)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

15 April

Nëse dikush i ka këto veçori, është vertetë me fat ...

Përulësia Intelektuale: Të jesh i vetëdijshëm për cakun e dijes, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat egocentrizmi i lindur ka gjasa të funksionojë vetë-mashtrueshëm; duke pasur parasysh animin, paragjykimet dhe kufizimet e pikëpamjes. Përulësia intelektuale varet nga pranimi i faktit që dikush nuk duhet të pretendojë më shumë se ç’di në të vërtetë. Ajo nuk nënkupton mungesë karakteri apo nënshtrim. Ajo nënkupton mungesën e krekosjes, mburracaksisë dhe mendjemadhësisë, e shoqëruar kjo me depërtim në themelet e logjikës, apo nëse këto mungojnë, në themelet e besimit të vet. [ Lexo më shumë → ]

Standardet Intelektuale Universale (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

02 April

Shkruar nga Linda Elder dhe Richard Paul dhe përkthyer nga unë dora vet.

Standardet Intelektuale Universale janë standarde të cilat duhen zbatohuar në të menduar sa herë që jemi të interesuar të kontrollojmë cilësinë e arsyetimit tonë rreth një problemi, çështjeje apo situate. Që të mendosh kritikisht duhet t’i zotërosh këto standarde. Për të ndihmuar studentët t’i mësojnë ato, mësuesit duhet të ngrenë pyetje të cilat kontrollojnë të menduarit e studentit; pyetje të cilat i bëjnë studentët përgjegjës për të menduarit e tyre; pyetje të cilat, nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të mësuesit në klasë, përthithen nga studentët si pyetje që ata duhet t’ia bëjnë vetes. [ Lexo më shumë → ]