Nga Sipërmarrës në Mitëmarrës (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2014

10 December

Dhunimi i natyrshmërisë njerëzore prodhon monstra

Kush nuk do të jetë i pasur?! Shumë prej nesh na është mësuar që t’i urrejmë të pasurit, por brenda vetes e dimë shumë mirë që do të donim të ishim si ata, të kishim si ata. Ne jemi krijuar kështu, të pangopur në një farë mënyre. Krijuesi ynë thotë në Kuran: “Dhe pasurinë e doni së tepërmi.” [89:20]. Kjo prirje e natyrshme tek njeriu bën që njeriu ta synojë këtë, pasurimin e tij. Kjo e bën njeriun të jetë nga natyra sipërmarrës.

Por ka një problem, njeriu është qenie sociale dhe mëson nga ambienti kur rritet dhe jeton, nga prindërit dhe nga shoqëria. Dhe ne kemi, fatkeqësisht, një model shumë të gabuar në këtë drejtim. [ Lexo më shumë → ]

Më mirë të dish apo të kesh (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2014

01 September

Dilema më e madhe e shqiptarëve

Ja çfarë thotë Jim Rohn, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të zhvillimit personal:

Ç’mendoni se është gjëja më me vlerë në t’u bërit milioner? Është milionëshi dollarë? S’ma ha mendja. Jo, gjëja më me vlerë qëndron tek aftësitë, njohuritë, disiplina dhe cilësitë udhëheqëse që do të zhvilloni për të arritur atë status të lartë. Është përvoja që do të merrni në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive. Është forca e brendshme që do të zhvilloni për të pasur mjaftueshëm kurajë, këmbëngulje dhe vullnet për të tërhequr drejt vetes një milionë dollarë.

Jepi një milionë dollarë dikujt që nuk e posedon karakterin e një milioneri dhe ai person ka shumë gjasa t’i humbasë. Por hiqja gjithë pasurinë një milioneri të vërtetë dhe shumë shpejtë ai apo ajo do ta vërë pasurinë nga e para. Pse? Sepse ata që fitojnë statusin e milionerit zhvillojnë aftësitë, njohuritë dhe përvojën që ta përsërisin procesin vazhdimisht.

Siç mund ta shikoni, kur dikush bëhet milioner, gjëja më pak e rëndësishme është çfarë kanë. Gjëja e rëndësishme është çfarë janë bërë.

7 Strategies for Wealth and Happiness, f. 40-41.

Urdhëro e lodhu, ec vetë e prëju (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2010

13 March

I ka jeta këto ...

Prindrit e mi janë thesar gjuhësor për mua. Pasuria leksikore e tyre e tejkalon memorjen time dhe bukuria e atij leksiku e kthen në detyrë për mua shkrimin e asaj që dëgjoj nga goja e tyre. Dhe ja, ku është një nga të preferuarat e mija, të cilën ua kam mësuar pothuajse të gjithë shokëve të mi. Ajo është një shprehje frazologjike shumë e veçantë e konvertuar gati-gati në një proverbë. Por le të shkruajmë pak histori fillimisht. [ Lexo më shumë → ]

Gërdeci, Vlora dhe Hipokrizia Qytetare (3)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2008

19 March

Gërdeci është një nga tagjeditë më të rënda që kaloi Shqipëria në vitet e tranzicionit Lindje-Perëndim.

Nga media jemi bombarduar me lajme rreth shpërthimit fatkeq të Gërdecit dhe shkaqeve të shkaktimit të saj. Po ashtu u njohëm me disa protesta që kërkonin dorëheqjen e pushtetarëve dhe me fakte shumë tronditëse të kushteve të punës dhe teknike të fabrikës së çmontimit. Këto fakte këta qytetar të nderuar duket se i kanë ditur edhe më parë, por vendosën t’i thoshin vetëm në këmbim të 16 viktimave, 240 e ca të plagosurve, një duzine të zhdukurish pa nam pa nishan dhe miliarda lekë dëme materiale. Është më se normale që të ngresh disa pyetje rreth kësaj sjelljeje civile të këtyre qytetarëve. Përse nuk i kanë denoncuar më parë këto fakte qytetarët? Përse ranë dakord të çonin fëmijët e tyre të bënin një punë të tillë dhe absolutisht askush nuk e ngriti si problem? Përse askush nuk u ankua që depoja dhe fabrika e çmontimit të municioneve ishte shumë afër vendbanimit të tij? Përse ju intereson dorëheqja e pushtetarëve qytetarëve të thjeshtë? Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje. [ Lexo më shumë → ]

Mos vishni kollare dhe taka të shumë larta! (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2008

12 March

Ervin Hatibi, një nga poetët më brilantë shqipëtarë, shkruan po aq mirë prozë.

Poetët mund të shkruajnë shumë mirë edhe prozë. Aq mirë sa mund të duket sikur lexon poezi. Shikoni, për shembull, se si e përshkruan Ervin Hatibi këshillën e tij për njerzit e burgosur nga konformiteti dhe seksualiteti që nuk është nevoja të veshin kollare dhe taka nga ato të gjatat dhe të hollat në mbrëmjen e prezantimit të një libiri me poezi në shqip të një poeteje gjermane në biblobarin e tij tek rruga e Elbasanit “E përshtatshme”. E paritregueshme! [ Lexo më shumë → ]

Fenomeni i Lypsarisë në Tiranë (2)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2008

07 March

Lypsarët janë shumë të dhimbshëm kur i shikon; po aq e dhimbshme është kur lypsaria është profesion

Kur për herë të parë apo të fundit shkon në Tiranë, me siguri nuk të ikën pa e vënë re mjerimi e trotuareve të saj të shtruar bukur apo të copëzuar si dhëmbët e prishur të një 80-vjeçari që nuk ka qenë asnjëherë tek dentisti. E shikon viktimën e parë të varfërisë porsa të shkel këmba në sheshet e përbaltura të kryeqytetit. E sa më shumë futesh në të, aq më shumë viktima shikon, aq më shumë të rrëngjethet mishi, aq më shumë të vjen për të qarë dhe, ndonjëherë, aq shumë të ngrihen nervat sa se ke idenë. Panorama është e dhimbshme. Ecën në punën tënde. Papritur të nxjerr nga tymnaja e mendimeve pamja lemeritëse e lypses pa këmbë, plakë dhe të rrudhosur, me një buzëqeshje prej lypseje në fytyrë, dhe dora që zgjatet, dhe buzët që lëvizin, por që nuk dihet se çfarë duan të thonë sepse nuk të lënë ta dëgjosh makinat që kalojë zhurmshëm aty pranë, apo zëri i lypses plakë është shumë i mekur. Ti e kupton direkt që po kërkon ti falësh diçka. Ti nxiton më shumë se nuk duron dot pamjen edhe pse do t’i japësh diç plakës së gjorë. [ Lexo më shumë → ]

Retrospektivë Universitare (18)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2008

03 January

Kujtime të nxitura nga disa foto nga universiteti ku kam kaluar katër vjetë jetë.

Një shoku im më solli ndërmend vitet e universitetit duke më treguar ca foto të marra aty-këtu në ambjentet e universitetit dhe unë nuk munda të mos i ndaj me ju fotot dhe aty që ndjeva kur i pashë edhe për faktin që kam munguar pak në blogsferë. Njërën prej tyre e vendosur si baner për blogun tim; mendoj se do e lë për ca kohë, më pëlqen shumë. Megjithatë, vazhdojmë më poshtë. [ Lexo më shumë → ]

Të Jesh nga Fshati (6)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

05 September

Një adoleshent, fshatar dem baba dem, shkon në qytet për një jetë të re dhe ja çfarë mëson ...

Përgjithësisht nuk më ka ardhur ndonjëhërë keq apo turp për origjinën timë nga fshati, jo origjinën e prindërve, por faktin që aty kam lindur dhe po aty kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë time. Shpesh e kam parë si avantazh në aspekte të ndyshme dhe ashtu ka qenë me të vertëtë. Më ka ndihmuar të njoh më mirë filozofinë popullore dhe mënyrën se si nga përvoja të ndryshme vilen ato që quhen fjalë të urta dhe përdoren pastaj nga mijra njerëz. Po ashtu më ka ndihmuar të kuptoj më mirë fshatarët e tjerë, njerzit e tjerë në përgjithësi që shikohen si të dorës së dytë dhe me ka mësuar të jem gjithmonë në garë për të qenë më i miri. [ Lexo më shumë → ]

Përkthyesit dhe Redaktorët (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

17 August

Përfundime im nga përvoja e leximit të librave të përkthyr në shqip është që radaktorët janë zhdukur fare si specie gjuhësore.

U bë një kohë e gjatë tashmë që është drejtuar gishti nga përkthyesit për dështimet gjuhësore të shqipes. Në fakt paaftësia e tyre nuk është e egzagjeruar, ajo bën mu. Pjesa e lënë në hije, që është zveshuar nga përgjegjësia e këtyre dështimeve, janë redaktorët. Pa mbrojtur aspak përkthyesit, që janë shtuar sasiorisht, por jo cilësisht, dua që bashkëfajtorët e mizorive gjuhësore që gjenden gjithandej t’i dalin për zot pjesës së tyre të fajit. Në fund të fundit ata nuk e marrin rrogën kot apo, sic thotë populli, s’e hanë bukën kot. [ Lexo më shumë → ]

Të jesh nga fshati ku dhia zbret me frena dore (2)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

05 April

Do të tallesh me tjetrin? Gjej të metat e tua dhe thuaja të gjitha, ka për t'i ngrënë ...

Fakti që shqiptarët janë dërrmueshëm fshatarë e ka bërë jetën të vështirë për ta vetë dha ata vet janë një nga shkaqet. Ekziston një sindromë që nuk i kam vënë dot emër dhe nuk e kam as idenë se ç’emërtim sociologjik ka dhe a ka një të tillë apo jo. Bëhet fjalë për faktin që një anëtar i një shoqërie apo komuniteti, apo njerëz më cilësi dhe veçori të përbashkëta ta përçmojnë njëri-tjetrin pikërisht për këto veçori, e sidomos kur një pjesë të tyre i kanë zhvendosur ato nga vetja e tyre ne një mënyrë apo një tjetër kjo behet dhe me e dukshme.Për ta ilustruar së pari dua të sjell atë çka shihet rëndom nëpër filma artistikë kryesisht prodhim amerikan. Kam rastisur shpesh të jem para ekranit kur dy zezakë ofendojnë njëri tjetrin duke u quajtur mes vati “nigga!” “you nigga!”, e thënë shqip “zezak”. Kjo më ka bërë përshtypje si fillim. Pastaj më tej ma ngacmoi ndërgjegjen një ndodhi ku asistova kur po ecja rrugës, kur dy fëmijë në vigjilje të adoleshencës apo diç më të vegjël, njëri më një klarinetë në dorë dhe fundin e saj ne gojë e cila ja kishte rrudhur faqet nga zori i të fryrit dhe tjetri me një lloj defi që rraset nën sqetull si kungull dhe i bihet, po diskutonin me njeri tjetrin se ç’rrugë duhet të kapnin për të bërë “artin” e tyre dhe me këtë rast të fitonin dhe ndonjë të hollë. [ Lexo më shumë → ]