Money – Between the Means and the Aim (9)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

11 March

This essay was a great pleasure writting as the role of money is a topic a like to discuss a lot.

Money has existed since men first encountered the need to exchange things. In order to make possible exchanges of object and things of different value, there emerged the money, people’s most desirable thing. The great debate around money arose immediately after different view to money came forth. This debate is not simply about money, but money is the central topic as it makes the change. To put it in other words it would be: How you earn money and how you spend it is the central topic of the debate about money and makes the difference between the ideologies which support them. [ Lexo më shumë → ]

Blogging the Truth (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

21 February

This post is one of my first blog posts in English, aimed to be a gudance to my online experience.

There is no reason why your post should be a rubbish, there is definitely something worth telling the world about. Writing just for the sake of writing is meaningless; meaninglessness is what made the lost generation to be called the Lost Generation. The pointlessness is lethal, the nada is deadly. There should be at any length a purpose in writing a piece of something that gives meaning to it. [ Lexo më shumë → ]

The Concept of Prison as Society’s Punishment (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

21 February

An essey of mine written during the time I was a student about the topic of the role of prison.

Punishment as a notion is as old as humanity, referring to religious sacred books. Even though during the XVII century or a little bit earlier came into active action some movements and organizations, mostly secret ones like masons and their derivates, which made possible the secular world in which we are leaving, could not ignore the religion punishment tradition or otherwise considered dogma. Therefore, as a kind of punishment, prison remained an active activity of human life, and still continues. [ Lexo më shumë → ]

Giving an End to a Torture or Live with It (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

21 February

Yet another essey written during the time I was a student at Ismail Qemali University of Vlora.

Torture is an intense feeling of suffering. This suffering can be spiritual or physical. Giving an end to a torture is something that everyone under its influence wishes to get rid of it in any way possible and tries to go away from it as soon as possible. In other words, what we all agree upon is the fact that torture is and suffering in general makes life miserable. However, there is something that we do not have unanimity; it is the fact that how we should deal with it. [ Lexo më shumë → ]

Vëlla, është e zënë (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

20 February

Disa moment të vështira nga koha kur edhe studjoja edhe punoja dhe shkruaja ...

Ndodh që të kap ndonjëherë dhe të duhet të shkosh në banjë. Mua më kap shpesh kur jam në punë. Me këtë rast më duhet të zbres deri në kat të parë të qendrës tregtare ku punoj dhe të mbaroj punë. Këtu mund të mbaronte gjithçka, por në fakt, këtu fillojnë gjithë peripecitë që duhet të heqësh derisa të mbarosh atë të shkretë punë.

Peripecia e parë është fakti që jam mpirë para kompjuterit, sytë ndoshta janë bërë si kokoloçkë[1] lisi, flokët sigurisht që janë përpushur dhe cisterna është mbushur plot nga pritja e gjatë. Ngrihem, shpihem pak, shtriqem, përplas lehtë këmbët në kokë, rregulloj pak rrobat që mund të më jenë shtrembëruar dhe rrudhosur nga të ndenjurit ulur në karrigen rrotulluese dhe marsh, nisem. [ Lexo më shumë → ]

Puna Kërkimore në Universitetet Shqiptare (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

14 January

Reformat e fundit në arsimin universitar, i këputën studentët në mes.

Pas grevës së pedagogëve për ngritje rroge gjatë vitit akademik 2005-2006, e cila paralizoi sistemin universitar për pothuajse një muaj a më shumë, pagat e pedagogëve u rritën ndjeshëm, por ndodhi ajo që mund të përkufizohet si “merr borxh të lashë huan”. Dua të them, u shkurtuan një sërë shërbimesh me pagesë që bënin pedagogët, duke i kthyer ato në “detyra” “vullnetare”. Ja disa: a) pedagogët nuk paguhen më për orët që harxhojnë duke korrigjuar provimet, b) duke ndihmuar një tjetër pedagog në mbarëvajtjen e seancave të provimeve, c) nuk paguhen më për konsultime që studentët mund të kërkojnë jashtë orëve standarde të mësimeve dhe ç) më kryesorja, nuk paguhen më për të korrigjuar punët kërkimore të studentëve të mirënjohura si “detyra kursi”. Kjo është situata. [ Lexo më shumë → ]

Pedagogët Kanë Gjithmonë të Drejtë (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2006

12 September

Përvoja e dhidhur me një nga pedagoget e mia më detyroi të shkruaja ca rreshta të zezë mbi të bardhë.

Ndodhi që sivjet të ngelja në vjeshtë. Nuk e kam zakon, por sivjet e provova. Erdhën datat e provimeve edhe si gjithë të tjerët u regjistrova për provimet e mia. Iku provimi i para dhe përfundova tek i dyti. Ky ishte një provim në pamje të parë i thjeshtë dhe i përgatitur enkas për të ndihmuar studentët vjeshtakë që po piqeshin në vjeshtë për arsye të ndryshme. [ Lexo më shumë → ]

Mitëmarrje APO Mitëdhënie? (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2006

17 August

Pedagogët marrin para - studentët japin para. I kujt është faji?

Vijmë nga sezoni i provimeve dhe i pagimeve, nga i cili studentët dolën, ca me trurin plot e ca me xhepat bosh. Është e vështirë t’i thuash këto fjalë, por t’i mbash ato përbrenda është akoma më e vështirë. Edhe studenti më indiferent mund ta thotë me plot gojën se në universitetin tonë bashkëjeton me ne edhe një fenomen gangrenizues që ia thonë emrin “mitë”. Fatkeqësia është se askujt nuk i bëhet vonë për këtë. Me sa duket nuk i lejon karakteri demokratik ta ndalojnë këtë bashkëjetesë pasi që kjo e fundit është një nga bazat e shoqërisë së sotme demokratike. Në fund të fundit bashkëjetesa është e modës. [ Lexo më shumë → ]

Kopjacët (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2006

05 June

Fenomeni i kopjimit është një nga praktikat më negative dhe artificaile për të kaluar klasën.

Është thënë: “Kush kopjon, ngelet në klasë” dhe është bërë kjo fjalë fryma e moszbatimit të rregullave. Të gjithë e thonë atë e vetëm pak i largohet kopjimit; pak e thonë e akoma më pak e zbatojnë pjesën e dytë të saj. E kështu rrjedh jeta studentore e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën pedagogeske. [ Lexo më shumë → ]

Të jesh a të mos jesh student? Kjo është çështja. (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2006

22 May

Një kunjë me pedagogen e frëngjeshtes

Dikur, para disa vitesh, si çdo student, kam qenë edhe unë në shkollë të mesme. Kohë të bukura thonë, por të vështira dhe më e madhja vështirësi ishin pyetjet e shumta që na vinin në kokë asokohe. Edhe mua, mes shumë të tjerave, me lindi një pyetje kur isha në mesin e adoleshentëve.

Ishte një ditë e rëndomtë mësimi. Kam qenë a në vit të tretë a në të katërtin, s’më kujtohet mirë. Diçka kishte ndodhur në klasën tonë dhe përballë nesh gjendej drejtori i atëhershëm i shkollës që po na bënte moral – i bënte analogji shkollës sonë të mesme me licetë francez me që ishte frankofon dhe kishte qenë shpesh në Francë. Mes shumë gjërave që na përmendi tërë pasion balzakian më së shumti në vesh më ra diçka; drejtori jonë ne nuk na quante nxënës, siç rëndon quheshim, por studentë. E habitshme! Atë ditë më lindi për herë të parë edhe pyetja: Një adoleshent që studion në shkollë të mesme quhet nxënës apo student? Kaluan shumë kohë që nga ajo kohë kur më erdhi në kokë, por më kot, unë nuk i gjeta dot përgjigje gjëegjëzës. Më pas e harrova fare.

Ishte një ditë e rëndomtë mësimi edhe kjo tjetra. Tani isha në vitin e tretë të së lartës. Para nesh qëndronte, jo drejtori frankofon i shkollës së mesme, por pedagogia frankofone e shkollës së lartë, që na ra në pjesë. Atë ditë edhe ajo po na bënte moral demoralizues, duke thënë, pas disa polemikash të zhvilluara me të, se nuk donte t’ia dinte se a mësonin nxënësit e saj apo jo. Fatkeqësish, e kishte fjalën për ne.

Menjëherë bëra një retrospektivë; rrufeshëm më erdhi ne kokë dilema që kishte zënë myk në subkoshiencën time. Kësaj radhe pak më ndryshe, disi e modifikuar dhe me nuancë hamletiane: “të jesh apo të mos jesh student; kjo është çështja?” Një i ri që studion në shkollë të lartë quhet student apo nxënës? Epo kësaj here vendosa; do t’i shkoj çështjes deri në fund thashë dhe ia nisa punës.
Mendova të gërmoj nëpër libra, fjalorë, internet; kudo, vetëm këtë dilemë mos ta lija pa përgjigje se po më gërryente nga brenda, dhe për më tepër nuk doja të bija në pozitat e harresës adoleshenteske, tani që atë periudhë të jetës sime e shikoja me përbuzje.

I futa një vrap gomari dhe përfundova në bibliotekën e shkollës të shfletoja fjalorët fletë-mangët me kërshëri. Shkova direkt e tek më i vjetri dhe më i kërrusuri i fjalorëve për dy arsye: 1. Sepse i kam konsiderate të veçantë për të vjetrit për shkak se janë me eksperience dhe 2. sepse ky ishte shqip. Bëhet fjalë për fjalorin fjalëshumë të shqipes së sotme të vitit 1980. E shfletova, e çova tek S-ja dhe kërkova fjalën “student”; u gëzova; e gjeta dhe lexova: “ai qe ndjek studimet në një shkollë të Lartë” – u lehtësova, se me sa di unë Universiteti Ismail Qemali shkollë e lartë është. Por meqë doja që pedagogia ime e frëngjishtes të kishte të drejtë siç kanë gjithmonë të drejtë pedagogët, thashë t’i hedh edhe një sy fjalës “nxënës”. Rifillova të shfletoj dhe përfundova në tek N-ja, gjeta fjalën “nxënës” dhe lexova “ai që studion në një shkollë tetë-vjeçare ose të mesme”. Nuk doja ta besoja por s’kisha zgjidhje tjetër. Megjithatë nuk u dorëzova, kapa fjalorin anglisht-anglisht “Oxford Advanced Learner’s Dictionary” – me që vazhdoj të lartën për gjuhë angleze – dhe fillova ta shfletoj, me shpresën se mos gjeja ndonjë justifikim për gomarllëkun e pedagoges sime të frëngjishtes. Shkova tek S-ja, gjeta fjalën studentë dhe lexova: “a person who is studing at a univeristy or college” që në shqip do të thotë: “një person që studion në një universitet ose shkollë të lartë” – prapë dështova, por nuk i kushtova shumë vëmendje dështimit tim sepse atë ma tërhoqi kuptimi i dytë i fjalës student dy rreshta më poshtë të parit. Interesante! Thuhej se kuptimi i dytë i fjalës student ishte: “a person who is studying at a school, especially a secondary one”, që në shqip do të thotë: “një person që studion në një shkollë, veçanërisht në një shkollë të mesme”. Menjëherë mu kujtua drejtori i shkollës së mesme – ai guxoi të na quante ne studentë për tre arsye, sipas meje, 1. ai ka qenë në dijeni të faktit që në anglisht studentë mund të quheshin edhe nxënësit e shkollës së mesme dhe kështu ai e përdorte me ne meqë ishim për anglisht, 2. atij i është bërë shprehi t’i quaj nxënësit studentë, ndoshta nga dëshira për t’u bërë pedagog ose ngaqë ka qenë i ndikuar nga anglishtja, dhe 3. ai na ka vlerësuar në si studentë e jo thjesht si nxënës, diçka e madhe për ne në atë kohë.
Por, pasi nxora një farë përfundimi për drejtorin tim frankofon të shkollës së mesme, u riktheva tek pedagogia ime, e frëngjishtes edhe kjo, dhe thashë të ngushëlloj edhe njëherë veten time të pashpresë, duke hapur fjalorin në fjalë tek fjala “pupil”, shqip “nxënës”, se, nuk i dihej, mos i quanin edhe anglezët dhe amerikanët ata që ndjekin studimet e larta “nxënës”.

E gjeta po ç’më panë sytë, lemeri; thuhej: “(becoming old fashioned) a person who is being tought, expecially a child at school”, e thënë në shqip: “(po bëhet demode) një person që i jepet mësim, veçanërisht një fëmijë në shkollë”. Më tingëlloi fort në vesh pjesa në kllapa “(po bëhet demode)”. Se kuptova, ne ishim demode në këtë rast apo edukatorja jonë e frëngjishtes. E njësoj si me drejtorin edhe më pedagogen arrita në tre përfundime të mundshme: 1. pedagogia e frëngjishtes ishte injorante për faktin që personat që studiojnë në shkallë të lartë apo universitet quhen studentë e jo nxënës, 2. asaj i është bërë shprehi t’i quaj studentët nxënës ndoshta nga dëshira për t’u bërë mësuese në nëntë-vjeçare, se në universitet duket hapur që ka ardhur gabimisht, dhe 3. ajo na shikon ne si nxënës e jo si studentë, ndoshta për shkak se kur ajo pëllet si arushë kur ndonjë student flet kur ajo është prezent në klasë, të gjithë ia kanë frikën se mos i kafshon.

E kështu, arrita në përfundimin që kishin arritur edhe gjuhëtarët; një i ri që studion në një shkollë të lartë apo universitet quhet dhe duhet të quhet dhe nuk duhet të mos quhet STUDENT. Ndihem i kënaqur që më në fund i dhashë përgjigje një dileme që më ka gërryer nga brenda për një kohë të gjatë. Ndihem i lumtur.