Jo qip po qyp more kokëqip (4)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

20 September

Në anglisht njihen si

Afëria fonetike e një sër çiftesh fjalësh në shqip i bën ato të ngatrrueshme semantikisht. Ky fenomen njihet, besoj, në të gjitha gjuhet e botës kurse në anglisht identifikoht si fenomeni i miqëve të rremë (false friends). Ma ha mendja se të gjithëve u ka ndodhur që në fëmijëri të jëtë përballuar më dy njerëz, përgjithësisht vëllezër, që kanë pasur edhe emra të përafërt edhe fytyra të përafërta dhe i ka ngatrruar më njëri tjetrin, mua të pakten më ka ndodhur disa herë. Prandaj unë do e quaja këtë dukuri gjuhësore ‘vëllezërit e përafërt’. Më poshtë janë një listë me vëllezër gjuhesorë të përafërt që mund të bëhet edhe me e gjatë me ndihmën tuaj. Shumica e fjalëve janë huazuar nga artikulli i Agim Bejtjas tek PeshkuPaUje. [ Lexo më shumë → ]

Njohja e Kulturës së Gjuhës së Interpretimit (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

21 June

Një nga punët e mia kërkimore më të vlerësuara gjatë kohës që kam qenë student.

Hyrje
Ekzistojnë dy faktorë që ndikojnë në cilësinë e produktit përfundimtar të një përkthimi apo interpretimi. Këta dy faktorë janë konteksti dhe situata. Ndërkohë që konteksti është gjuhësorë situata është jashtë gjuhësore.1 Konteksti ka të bëjë më kuptimin leksikor dhe gramatikor të vetë fjalëve të një fraze, fjalie, paragrafi apo teksti kurse situata ka të bëjë me vendin, kohën dhe njerëzit që e sendërtojnë këtë kontekst. Sa herë që flasim për një vend, kohë dhe popullsi të caktuar sigurisht që kemi parasysh karakteristika dhe veçori që dallojnë nga të tjerat. Këto karakteristika dhe veçori të një vendi që popullohet nga një popullsi e caktuar përbëjnë vetë kulturën e atij vendi dhe e asaj popullsie në një periudhë historike të caktuar. [ Lexo më shumë → ]

Gjuetia Maqedonëse e Fjalëve të Reja (4)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

14 June

Gjatë udhëtimit tim të parë për në Maqedoni, mblodha disa fjalë të panjohura që i përdornin shqiptarët e Maqedonisë.

Gjatë udhëtim tim të parë në Maqedoni, nuk i rezistova dot tundimit të shkrimit të fjalëve të reja shqipe që do të më dilnin rrugës. Duke qenë se gjatë gjithë kohës isha i shoqëruar nga shqiptarë të Maqedonisë, për asnjë çast nuk e lash ndërgjegjen time gjuhësore të mos ishte në aktivitet të plotë. Kështu që, në një paçavure që kishte marrë ngjyrë të errët në blu nga zhubravitja brenda xhepit tim, shkrova çdo fjalë që nuk e njihja nga ato që dëgjova. Edhe pse janë pak, secila praj tyre ka pas një histori që më jep shumë kënaqësi kur e kujtoj. Më poshtë do të gjeni të radhitura kronologjikisht fjalët e reja bashkë me copëza apo të gjithë historinë që fshihet pas tyre. [ Lexo më shumë → ]

Përputhshmëri Perfekte Përkthimore (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

02 May

Gjëra të tilla nuk para ndodhin në përkthim. Ja një gjë shumë interesante.

Gjatë një ore mësimi në universitet profesori na tregoi një barcaletë që kishte si teme Mbretëreshën e Britanisë së Madhe. Me sa më vjen ndërmend kishte të bënte me një turmë njerzish që kishin dalë të prisnin mbretëreshën apo ta përshendsnin në një fjalim që do mbante dhe që ishin pajisur me pankarta dhe mjete të tjera përshendetëse. Njëri nga turmaxhinjte kishte një pankartë në dorë dhe mbi të shkruante “God shave the Queen”, kjo natyrisht gabueshëm në vend të frazes “God save the Queen”. [ Lexo më shumë → ]

Fjalori i QEP-it, që në Kohën e Qepës (2)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2006

25 September

Më në fund e kemi edhe ne një falor elektronik, po vajtëm të vëmë vetualla e nxorrëm sytë.

Puna që po bën QEP-i (Qendra për Edukim dhe Përparim) në Kosovë është një iniciative e shkëlqyer për përditësimin e ecjen me kohën të gjuhës shqipe. Realisht i përgëzoj për këtë. Prej punëve të tyre më frytdhënëse mund të përmendim Kontrolluesin Drejtshkrimorë të Gjuhës Shqipe dhe Fjalorin Elektronik Shpjegues. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të kenë mangësi në punën e tyre. Dhe një mangësia që vihet re dhe që mund të korrigjohet lehtë është fakti se fjalori i tyre shpjegues është elektronizuar, por nuk është azhurnuar pothuajse fare, duke bërë kështu që të jetë i mbushur kapicë me komunizma dhe shpjegime propaganduese të ideologjisë marksiste-leniniste. Kjo lejon këdo që të thotë se fjalori i QEP-it është që në kohën e qepës. Më poshtë paraqiten dy shembuj tipikë të kësaj mangësie të ilustruar me shembuj përkatës nga fjalori në fjalë dhe të pasuruar me disa sugjerime.Një nga fjalët tipike dhe prej nga burojnë të gjitha derivatet e tjera komuniste-ateiste- marksiste-leniniste është fjala “komunizëm”. Ja se si shpjegohet në fjalorin në fjalë kjo fjalë. Vini re që trashëzimi i fjalëve tek shpjegimi është shtuar për theksim. [ Lexo më shumë → ]

Huazimet dhe Barbarizmat (11)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2006

28 August

Huazimet dhe barbarizmat janë dy gjëra të njëjta dhe të ndryshme njëkohësisht. Zbuloni ndryshimet ...

Gjatë orëve të lëndëve të përkthimit, në klasën time ndodh shpesh një fenomen që demonstron varfëri. Dalin disa studentë dhe kundërshtojnë përkthimin e disa të tjerëve me argumentin se në të janë përdorur “fjalë të huazuara”. Fjala bie, nuk duhet të përdoret fjala “eksperiencë” sepse ajo është një fjalë e huazuar dhe se duhet të përdoret fjala “përvojë” në vend të saj; një shembull i rëndomtë. Kjo tregon se ekziston një boshllëk në ndërgjegjen gjuhësore të studentëve; një ngërç që pengon. Ngatërrohet fjala huazim me fjalën barbarizëm. Çfarë mbetet të ndodhe pastaj për rregullat e huazimit, kur çdo fjalë e huaj refuzohet me përbuzje? Le pastaj që kjo ndodh vetëm në klasë, në orën e përkthimit. [ Lexo më shumë → ]

Ali Asllani mes frymes poetike lindore dhe perëndimore (1)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2005

05 June

Një punë kërkimore që e kam bërë gjatë kohës që kam qenë student e kërkuar nga i dashuruari me Ali Asllanin, Bardhosh Gaçe dora vet.

1. Poeti i Dyanshëm

Ali Asllani, ky poet i dyanshëm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lëvduar aq dhe i përçmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillë njihet ky njeri sot në Shqipëri. Normalisht, siç na shkon përshtat ne shqiptarëve të jemi të ndarë në dy a më shumë grupe, edhe në këtë rast jemi kësisoj. Grupi i parë e vlerëson poetin lab me fjalët më të zgjedhura dhe e ngre atë në piedestalin e idealizimit duke e këqyrur atë me admirim nga poshtë. Të tjerët e hedhin atë në udhën e përçmimit ku mund ta shkelë me këmbë çdokush që e mendon të arsyeshme një gjë të tillë. Një figurë që rron e gjallë dhe e freskët në mendjet e atyre që e njohin, por që kalbet e ngordhur dhe erërëndë në mendjen e atyre që nuk e njohin. [ Lexo më shumë → ]