BANAGO

prej 2006

Category: Përsiatje (Page 1 of 3)

Nga Sipërmarrës në Mitëmarrës

Kush nuk do të jetë i pasur?! Shumë prej nesh na është mësuar që t’i urrejmë të pasurit, por brenda vetes e dimë shumë mirë që do të donim të ishim si ata, të kishim si ata. Ne jemi krijuar kështu, të pangopur në një farë mënyre. Krijuesi ynë thotë në Kuran: “Dhe pasurinë e doni së tepërmi.” [89:20]. Kjo prirje e natyrshme tek njeriu bën që njeriu ta synojë këtë, pasurimin e tij. Kjo e bën njeriun të jetë nga natyra sipërmarrës.

Read More

Më mirë të dish apo të kesh

Ja çfarë thotë Jim Rohn, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të zhvillimit personal:

Ç’mendoni se është gjëja më me vlerë në t’u bërit milioner? Është milionëshi dollarë? S’ma ha mendja. Jo, gjëja më me vlerë qëndron tek aftësitë, njohuritë, disiplina dhe cilësitë udhëheqëse që do të zhvilloni për të arritur atë status të lartë. Është përvoja që do të merrni në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive. Është forca e brendshme që do të zhvilloni për të pasur mjaftueshëm kurajë, këmbëngulje dhe vullnet për të tërhequr drejt vetes një milionë dollarë.

Jepi një milionë dollarë dikujt që nuk e posedon karakterin e një milioneri dhe ai person ka shumë gjasa t’i humbasë. Por hiqja gjithë pasurinë një milioneri të vërtetë dhe shumë shpejtë ai apo ajo do ta vërë pasurinë nga e para. Pse? Sepse ata që fitojnë statusin e milionerit zhvillojnë aftësitë, njohuritë dhe përvojën që ta përsërisin procesin vazhdimisht.

Siç mund ta shikoni, kur dikush bëhet milioner, gjëja më pak e rëndësishme është çfarë kanë. Gjëja e rëndësishme është çfarë janë bërë.

7 Strategies for Wealth and Happiness, f. 40-41.

Xhamia e madhe në mendjet e vogla

Me stil të rëndë dhe të palexueshëm, Kastriot Frashëri, ngre shqetësimin e tij për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë në shkrimin e tij “Xhamia e Madhe apo hija e neo-otomanizmit në Tiranë”. Mes shumë mendimeve të radhitura kuturu, z. Frashëri pretendon se ndërtimi i xhamisë së madhe “cënon rëndë identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kombëtare dhe do të ishte një hap që do të na largonte më shumë nga Europa dhe do të na traumatizonte si shoqëri” dhe se “ndërtimi i saj do të cenojë rëndë sigurinë kombëtare”. Prandaj z. Frashëri bën thirrje për referendum. Për z. Frashëri identiteti jonë kombëtar është joislam dhe trazhëgimia jonë kulturore është ajo e prishjes së xhamive. Pra duket qartë që z. Frashëri e ka lexuar historinë e Shqipërisë që nga viti 45 e këtej. Këtë e vërteton katërcipërisht fakti që z. Frashëri i përket “shumicës ateiste të këtij vendi”(?!). Prandaj ndjenja tjetër që mbizotëron në qenien e tij është frika – frika nga myslimanët. Në rreshtat në vijim duam t’i kujtojmë z. Frashëri dhe të tjerëve të paqartë në këtë temë se:

Read More

Urdhëro e lodhu, ec vetë e prëju

Prindrit e mi janë thesar gjuhësor për mua. Pasuria leksikore e tyre e tejkalon memorjen time dhe bukuria e atij leksiku e kthen në detyrë për mua shkrimin e asaj që dëgjoj nga goja e tyre. Dhe ja, ku është një nga të preferuarat e mija, të cilën ua kam mësuar pothuajse të gjithë shokëve të mi. Ajo është një shprehje frazologjike shumë e veçantë e konvertuar gati-gati në një proverbë. Por le të shkruajmë pak histori fillimisht.

Read More

Gërdeci, Vlora dhe Hipokrizia Qytetare

Nga media jemi bombarduar me lajme rreth shpërthimit fatkeq të Gërdecit dhe shkaqeve të shkaktimit të saj. Po ashtu u njohëm me disa protesta që kërkonin dorëheqjen e pushtetarëve dhe me fakte shumë tronditëse të kushteve të punës dhe teknike të fabrikës së çmontimit. Këto fakte këta qytetar të nderuar duket se i kanë ditur edhe më parë, por vendosën t’i thoshin vetëm në këmbim të 16 viktimave, 240 e ca të plagosurve, një duzine të zhdukurish pa nam pa nishan dhe miliarda lekë dëme materiale. Është më se normale që të ngresh disa pyetje rreth kësaj sjelljeje civile të këtyre qytetarëve. Përse nuk i kanë denoncuar më parë këto fakte qytetarët? Përse ranë dakord të çonin fëmijët e tyre të bënin një punë të tillë dhe absolutisht askush nuk e ngriti si problem? Përse askush nuk u ankua që depoja dhe fabrika e çmontimit të municioneve ishte shumë afër vendbanimit të tij? Përse ju intereson dorëheqja e pushtetarëve qytetarëve të thjeshtë? Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje.

Read More

Mos vishni kollare dhe taka të shumë larta!

Poetët mund të shkruajnë shumë mirë edhe prozë. Aq mirë sa mund të duket sikur lexon poezi. Shikoni, për shembull, se si e përshkruan Ervin Hatibi këshillën e tij për njerzit e burgosur nga konformiteti dhe seksualiteti që nuk është nevoja të veshin kollare dhe taka nga ato të gjatat dhe të hollat në mbrëmjen e prezantimit të një libiri me poezi në shqip të një poeteje gjermane në biblobarin e tij tek rruga e Elbasanit “E përshtatshme”. E paritregueshme!

Read More

Fenomeni i Lypsarisë në Tiranë

Kur për herë të parë apo të fundit shkon në Tiranë, me siguri nuk të ikën pa e vënë re mjerimi e trotuareve të saj të shtruar bukur apo të copëzuar si dhëmbët e prishur të një 80-vjeçari që nuk ka qenë asnjëherë tek dentisti. E shikon viktimën e parë të varfërisë porsa të shkel këmba në sheshet e përbaltura të kryeqytetit. E sa më shumë futesh në të, aq më shumë viktima shikon, aq më shumë të rrëngjethet mishi, aq më shumë të vjen për të qarë dhe, ndonjëherë, aq shumë të ngrihen nervat sa se ke idenë. Panorama është e dhimbshme. Ecën në punën tënde. Papritur të nxjerr nga tymnaja e mendimeve pamja lemeritëse e lypses pa këmbë, plakë dhe të rrudhosur, me një buzëqeshje prej lypseje në fytyrë, dhe dora që zgjatet, dhe buzët që lëvizin, por që nuk dihet se çfarë duan të thonë sepse nuk të lënë ta dëgjosh makinat që kalojë zhurmshëm aty pranë, apo zëri i lypses plakë është shumë i mekur. Ti e kupton direkt që po kërkon ti falësh diçka. Ti nxiton më shumë se nuk duron dot pamjen edhe pse do t’i japësh diç plakës së gjorë.

Read More

Retrospektivë Universitare

Një shoku im më solli ndërmend vitet e universitetit duke më treguar ca foto të marra aty-këtu në ambjentet e universitetit dhe unë nuk munda të mos i ndaj me ju fotot dhe aty që ndjeva kur i pashë edhe për faktin që kam munguar pak në blogsferë. Njërën prej tyre e vendosur si baner për blogun tim; mendoj se do e lë për ca kohë, më pëlqen shumë. Megjithatë, vazhdojmë më poshtë.

Read More

Të Jesh nga Fshati

Përgjithësisht nuk më ka ardhur ndonjëhërë keq apo turp për origjinën timë nga fshati, jo origjinën e prindërve, por faktin që aty kam lindur dhe po aty kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë time. Shpesh e kam parë si avantazh në aspekte të ndyshme dhe ashtu ka qenë me të vertëtë. Më ka ndihmuar të njoh më mirë filozofinë popullore dhe mënyrën se si nga përvoja të ndryshme vilen ato që quhen fjalë të urta dhe përdoren pastaj nga mijra njerëz. Po ashtu më ka ndihmuar të kuptoj më mirë fshatarët e tjerë, njerzit e tjerë në përgjithësi që shikohen si të dorës së dytë dhe me ka mësuar të jem gjithmonë në garë për të qenë më i miri.

Read More

Përkthyesit dhe Redaktorët

U bë një kohë e gjatë tashmë që është drejtuar gishti nga përkthyesit për dështimet gjuhësore të shqipes. Në fakt paaftësia e tyre nuk është e egzagjeruar, ajo bën mu. Pjesa e lënë në hije, që është zveshuar nga përgjegjësia e këtyre dështimeve, janë redaktorët. Pa mbrojtur aspak përkthyesit, që janë shtuar sasiorisht, por jo cilësisht, dua që bashkëfajtorët e mizorive gjuhësore që gjenden gjithandej t’i dalin për zot pjesës së tyre të fajit. Në fund të fundit ata nuk e marrin rrogën kot apo, sic thotë populli, s’e hanë bukën kot.

Read More

Page 1 of 3

Powered by WordPress & Theme by Anders Norén