Xhamia e madhe në mendjet e vogla

[…] ndërtimi i xhamisë së madhe në Tiranë, si nevojë për besimtarët dhe për balancë ndërfetare, është një hap në drejtimin e duhur. Kjo gjë nuk e dëmton aspak imazhin e Shqipërisë përballë Europës dhe botës, por përkundrazi, u tregon atyre që ne Shqiptarët kur flasim për harmoni ndërfetare, e kemi seriozisht e nuk e thonë këtë vetëm për tu hedhur hi syve të tjerëve. Kjo gjithashtu ndihmon në përforcimin e identitetit tonë kombëtar si një shoqëri e hapur dhe empatike.

Lexo shkrimi të plotë tek gazeta Sot →

Huazimet dhe Barbarizmat

Gjatë orëve të lëndëve të përkthimit, në klasën time ndodh shpesh një fenomen që demonstron varfëri. Dalin disa studentë dhe kundërshtojnë përkthimin e disa të tjerëve me argumentin se në të janë përdorur “fjalë të huazuara”. Fjala bie, nuk duhet të përdoret fjala “eksperiencë” sepse ajo është një fjalë e huazuar dhe se duhet të përdoret fjala “përvojë” në vend të saj; një shembull i rëndomtë. Kjo tregon se ekziston një boshllëk në ndërgjegjen gjuhësore të studentëve; një ngërç që pengon. Ngatërrohet fjala huazim me fjalën barbarizëm. Çfarë mbetet të ndodhe pastaj për rregullat e huazimit, kur çdo fjalë e huaj refuzohet me përbuzje? Le pastaj që kjo ndodh vetëm në klasë, në orën e përkthimit.