Mos i Fol Shoferit (9)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2009

11 April

Në Vlorë njerëzit e njohin aq mirë italishten saqë askush nuk denjon t'i përkthejë tabelat e autobuzëve urbanë në shqip.

mos-i-fol-shoferit

Banago is Back (15)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2009

07 April

Pas një udhtimi shumë të gjatë Vlorë-Skelë, vendosa t'i kthehem edhe një herë blogut tim të vockël.

Ëhë! Pas një shkëputje të gjatë nga blogu im i vockël, mendova të vij edhe njëherë. Duke qenë se blogu i mëparshëm refuzoi të më frymëzonte të vazhdoja të shkruaja dhe mu bë shumë monoton, vendosa që kësaj here t’i ndryshoj dizajnin për ta bërë blogun të duket pak më i ri dhe më i freskët (jo i ri plak). Ndoshta ky është një justifikim (mungesa e frymëzimit) si shumë të tjerë  që më bredhin lartë e poshtë në neuronet e trurit, por dizajni i ri më jep shumë kënaqësi kur e shikoj dhe kjo shpresoj të konvertohet në dëshirë për të shkruar.

Një gjë tjetër që dua të ndajë me ju në këtë postim të shkurtër është fakti që kam zbuluar edhe një pasion të ri, fotografinë. Herë pas herë do përqipem të postoj foto që më kanë lënë shumë mbresa apo që flasin vet dhe nuk kanë nevoj të shoqërohen me shumë fjalë.

Kaq ishte e gjitha. Do të dëshiroja shumë të më linit një mesazh mirëseardhje tek komentet. Flaminderit!

Gërdeci, Vlora dhe Hipokrizia Qytetare (3)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2008

19 March

Gërdeci është një nga tagjeditë më të rënda që kaloi Shqipëria në vitet e tranzicionit Lindje-Perëndim.

Nga media jemi bombarduar me lajme rreth shpërthimit fatkeq të Gërdecit dhe shkaqeve të shkaktimit të saj. Po ashtu u njohëm me disa protesta që kërkonin dorëheqjen e pushtetarëve dhe me fakte shumë tronditëse të kushteve të punës dhe teknike të fabrikës së çmontimit. Këto fakte këta qytetar të nderuar duket se i kanë ditur edhe më parë, por vendosën t’i thoshin vetëm në këmbim të 16 viktimave, 240 e ca të plagosurve, një duzine të zhdukurish pa nam pa nishan dhe miliarda lekë dëme materiale. Është më se normale që të ngresh disa pyetje rreth kësaj sjelljeje civile të këtyre qytetarëve. Përse nuk i kanë denoncuar më parë këto fakte qytetarët? Përse ranë dakord të çonin fëmijët e tyre të bënin një punë të tillë dhe absolutisht askush nuk e ngriti si problem? Përse askush nuk u ankua që depoja dhe fabrika e çmontimit të municioneve ishte shumë afër vendbanimit të tij? Përse ju intereson dorëheqja e pushtetarëve qytetarëve të thjeshtë? Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje. [ Lexo më shumë → ]

Mos vishni kollare dhe taka të shumë larta! (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2008

12 March

Ervin Hatibi, një nga poetët më brilantë shqipëtarë, shkruan po aq mirë prozë.

Poetët mund të shkruajnë shumë mirë edhe prozë. Aq mirë sa mund të duket sikur lexon poezi. Shikoni, për shembull, se si e përshkruan Ervin Hatibi këshillën e tij për njerzit e burgosur nga konformiteti dhe seksualiteti që nuk është nevoja të veshin kollare dhe taka nga ato të gjatat dhe të hollat në mbrëmjen e prezantimit të një libiri me poezi në shqip të një poeteje gjermane në biblobarin e tij tek rruga e Elbasanit “E përshtatshme”. E paritregueshme! [ Lexo më shumë → ]

Fenomeni i Lypsarisë në Tiranë (2)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2008

07 March

Lypsarët janë shumë të dhimbshëm kur i shikon; po aq e dhimbshme është kur lypsaria është profesion

Kur për herë të parë apo të fundit shkon në Tiranë, me siguri nuk të ikën pa e vënë re mjerimi e trotuareve të saj të shtruar bukur apo të copëzuar si dhëmbët e prishur të një 80-vjeçari që nuk ka qenë asnjëherë tek dentisti. E shikon viktimën e parë të varfërisë porsa të shkel këmba në sheshet e përbaltura të kryeqytetit. E sa më shumë futesh në të, aq më shumë viktima shikon, aq më shumë të rrëngjethet mishi, aq më shumë të vjen për të qarë dhe, ndonjëherë, aq shumë të ngrihen nervat sa se ke idenë. Panorama është e dhimbshme. Ecën në punën tënde. Papritur të nxjerr nga tymnaja e mendimeve pamja lemeritëse e lypses pa këmbë, plakë dhe të rrudhosur, me një buzëqeshje prej lypseje në fytyrë, dhe dora që zgjatet, dhe buzët që lëvizin, por që nuk dihet se çfarë duan të thonë sepse nuk të lënë ta dëgjosh makinat që kalojë zhurmshëm aty pranë, apo zëri i lypses plakë është shumë i mekur. Ti e kupton direkt që po kërkon ti falësh diçka. Ti nxiton më shumë se nuk duron dot pamjen edhe pse do t’i japësh diç plakës së gjorë. [ Lexo më shumë → ]

Retrospektivë Universitare (18)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2008

03 January

Kujtime të nxitura nga disa foto nga universiteti ku kam kaluar katër vjetë jetë.

Një shoku im më solli ndërmend vitet e universitetit duke më treguar ca foto të marra aty-këtu në ambjentet e universitetit dhe unë nuk munda të mos i ndaj me ju fotot dhe aty që ndjeva kur i pashë edhe për faktin që kam munguar pak në blogsferë. Njërën prej tyre e vendosur si baner për blogun tim; mendoj se do e lë për ca kohë, më pëlqen shumë. Megjithatë, vazhdojmë më poshtë. [ Lexo më shumë → ]

Fletë Nderi (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

20 December

Një fletë nderi e marrë nga im atë për punë shembullore gjatë periudhës më të shpifur që unë kujtoj.

Babai im ka qenë punëtor i dalluar. Ky nuk është pretendim i imi. Unë ndihem shumë i lumtur që babai im i ka shërbyer kombit dhe partisë. Por dhe partia nga ana e saj nuk ka mbetur pas, ja ka dhënë një Fletë Nderi. Në fletë shkruhet “I jepet sh. Emri’ Babës, për rezultate të mira të arritura në realizimin e detyrave të vitit 1980”. Fatkeqësisht nuk munda ta takoja kësaj javë babanë tim e ta pyesja se çfarë kishte bërë atë vit që kishte merituar një fletë nderi. Me siguri ka bërë diçka për tu mbajtur mënd përderisa fleta e nderit i ka rezistuar kohës për të nderuar dhe mua tani, 27 vjet më vonë për faktin e të qenit bir i këtij babai.Sa bukur! Sa nostalgjik realizmi socialist; tamam si ata filmat me personazhe vetëmohuese. [ Lexo më shumë → ]

Jo qip po qyp more kokëqip (4)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

20 September

Në anglisht njihen si

Afëria fonetike e një sër çiftesh fjalësh në shqip i bën ato të ngatrrueshme semantikisht. Ky fenomen njihet, besoj, në të gjitha gjuhet e botës kurse në anglisht identifikoht si fenomeni i miqëve të rremë (false friends). Ma ha mendja se të gjithëve u ka ndodhur që në fëmijëri të jëtë përballuar më dy njerëz, përgjithësisht vëllezër, që kanë pasur edhe emra të përafërt edhe fytyra të përafërta dhe i ka ngatrruar më njëri tjetrin, mua të pakten më ka ndodhur disa herë. Prandaj unë do e quaja këtë dukuri gjuhësore ‘vëllezërit e përafërt’. Më poshtë janë një listë me vëllezër gjuhesorë të përafërt që mund të bëhet edhe me e gjatë me ndihmën tuaj. Shumica e fjalëve janë huazuar nga artikulli i Agim Bejtjas tek PeshkuPaUje. [ Lexo më shumë → ]

Të Jesh nga Fshati (6)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

05 September

Një adoleshent, fshatar dem baba dem, shkon në qytet për një jetë të re dhe ja çfarë mëson ...

Përgjithësisht nuk më ka ardhur ndonjëhërë keq apo turp për origjinën timë nga fshati, jo origjinën e prindërve, por faktin që aty kam lindur dhe po aty kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë time. Shpesh e kam parë si avantazh në aspekte të ndyshme dhe ashtu ka qenë me të vertëtë. Më ka ndihmuar të njoh më mirë filozofinë popullore dhe mënyrën se si nga përvoja të ndryshme vilen ato që quhen fjalë të urta dhe përdoren pastaj nga mijra njerëz. Po ashtu më ka ndihmuar të kuptoj më mirë fshatarët e tjerë, njerzit e tjerë në përgjithësi që shikohen si të dorës së dytë dhe me ka mësuar të jem gjithmonë në garë për të qenë më i miri. [ Lexo më shumë → ]

Kokteij: Dhallë me ujë pusi (0)

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Postuar më 2007

01 September

Ky shkrim ka qënë shumë për të qeshur dhe ka krijuar një situatë shumë të këndëshme.

Rastësisht kisha vendosur si moto frazën “Kokteij: Dhallë me ujë pusi, tunde para përdorimit”, kur një nga kontaktet e mija nga Kosova më thotë papritur, “Shiko varfërinë e gjuhës angleze: dhallë = Albanian diluted yoghurt beverage :)”

Unë s’e mbajta dot të qeshurin, u shkriva. E pyeta “Te cili fjalor e pe?” Me dha lidhjen e faqes së faqes http://www.argjiro.net/fjalor/ dhe me sqaroi, “A e di pse e shikova? Se nuk mw kujtohej si i themi ne kosovaret dhallës dhe, besa, edhe nuk kisha shume ide rreth saj.” [ Lexo më shumë → ]