U bë një kohë e gjatë tashmë që është drejtuar gishti nga përkthyesit për dështimet gjuhësore të shqipes. Në fakt paaftësia e tyre nuk është e egzagjeruar, ajo bën mu. Pjesa e lënë në hije, që është zveshuar nga përgjegjësia e këtyre dështimeve, janë redaktorët. Pa mbrojtur aspak përkthyesit, që janë shtuar sasiorisht, por jo cilësisht, dua që bashkëfajtorët e mizorive gjuhësore që gjenden gjithandej t’i dalin për zot pjesës së tyre të fajit. Në fund të fundit ata nuk e marrin rrogën kot apo, sic thotë populli, s’e hanë bukën kot.

Ajo që dua të trajotoj në këtë shkrim është një gafë sa përkthimore aq edhe redaktoriale që hasa duke lexuar librin që kam në dorë aktualisht, një libër biznesi që, për të mos i bërë reklamë apo antireklamë, nuk po i përmend as titullin, as autorin, as shtëpinë botuese, e sidomos as përkthyesin dhe redaktorin. Në tërësi libri ishtë përkthyer kënaqshëm, por kishte të çala gjuhësore gjithandej, kjo meritë edhe e redaktorit. E rëndësishme, ajo që lexova ishte:

Blerësint e fuqishëm (!) ngurrojnë kur është fjala për të blerë diçka që nuk e shohin dot. Ndaj ata i japin përparësi asaj që mund të shohin.

Fillimisht, duke qënë se nuk po e thithja mirë se ç’ishin këta “blerësit e fuqishëm”, bërë nja përkthim aty për aty të togfjalëshit në gjuhën e origjinës. Aty kuptova se përkthyesi ja kishte futur me top kurse redaktori i kishte mbajtur iso. Në anglisht nuk mund të ishte ndryshe nga “potential buyers” apo “potential costumers”. Por përkthyesi do ketë qënë shtatanik, është nxituar dhe është penguar.

Po të përqiqemi të rindërtojmë skemën përkthimore të ndjekur nga përkthyesi, mund të themi se, kur ai është përballuar me mbiemrin “potential”, e ka ngatrruar atë me mbiemrin tjetër “potent”. Sipas fjalorit Concise Oxford Dictionary Ninth Edition kuptimi i parë i fjalës “potent” është “i fuqishëm, i fortë”. Përkthyesi nuk e ka përkthyer “blerësit potentë” duke qenë se mund të interferonte me antonimin e saj “impotent” që ka një përdorim shumë specifik në shqip, por ka preferuar ta shqipërojë “i fuqishëm”. Tani, nuk mund të pretendojmë se përkthyesi ka përtuar të hapë fjalorin; ajo që mund të hamendësojmë me siguri është që përkthyesi ka qenë i bindur për çfarë ka shkruar kështu që i ka rënë shkurt. Kjo ka shumë gjasa të jetë rezultat i njohjes së varfër të terminologjisë së ekonomisë dhe i nuhatjes së dobët kontekstuale të tij. Kjo të çon të pretendosh me të drejtë se të përkthesh mirë duhet të njohësh mirë gjuhën dhe lëndën të cilën e përkthen.

Ajo që është më e rëndësishëm se gjithë çka thamë më lartë është fakti që as redaktori nuk e zbuloi, analizoi dhe eleminoi gabimin e përkthyesit.

Në disa libra jam përballuar me termin “korrektor gjuhësor” nga çka kam kuptuar se bëhet fjalë për dikë që kujdeset vetëm për drejtëshkrimin, domethënë që çdo fjalë të jetë shkruar saaktë, që në shqip më së shumti ka të bëjë më faktin që çdo “ë” të jetë në vendin e vet dhe që asnjë “ë” të mos jetë në vedin e gabuar. Këtë punë redaktori në fjalë e kishte bërë mirë; ajo ku çalonte ishte që nuk ishte kujdesur për koherencën. Që një fjali të quhet e saktë duhet të plotësojë dy kushte: 1) të jetë e saktë gramatikisht dhe 2) të jetë e saktë semantikisht. Në fjalinë e mësipërme ana gramatikore është mbuluar më së mire; redaktori e meriton plotësisht titullin “Korrektor Gjuhësor”. Ndërsa kushti i dytë lë për të dëshriruar. Edhe pse fjalia në Pas 30 minutash kam provimin e diplomesvetvete mund të duket me kuptim, në kontekst ajo është një stonaturë e vërtetë. Ka gjasa që këtë mospërputhje të mos e pikasë kushdo sepse dikush mund ta kuptojë frazën “blersit e fuqishëm” si “parallitë”, gjë që do t’i hapte një byth vend fjalisë në kontekst, por ajo që ka rëndësi është që autori nuk ka thënë atë, ka thënë gjë tjetër.

Ajo që autori ka thënë është “potential buyers”. Sipas fjalorit të sipërpërmendur kuptimi i parë i fjalës “potential” është “i aftë që të fillojë të ekzistojë apo të veprojë”. Ajo që kam lexuar dhe dëgjuar nga terminologjia e Ekonomisë në shqip, termi anglisht “potential” është huazuar në shqip dhe i është përshtatur fonetikës së saj si “potencial”. Ndërsa kuptimi i frazës “potential buyers” nuk ësthë as “blerësit potentë”, as “blerësit e fuqishëm” e as ndonjë sinonim tjeter i tyre; kuptimi është “blersësit e mundëshëm”. Me shumë fjalë, “disa njerëz që nuk janë klietë aktualë të një kompanie, por që ka gjasa të bëhen klientë të saj (potencialë)”. Me pakë fjalë, tjetër ka thënë atutori, tjetër thotë përkthyesi; ‘mirë thua’ i thotë redaktori.

Italianët i akuzojnë përkthyesit për tradhëtarë. Ndoshta kënë të drejtë, por mendoj se nxitohen pak. Çdo përkthyes e ka ëndërr të jetë përkthyes i mirë dhe të mos bëjë gafa, por kjo ëndërr do kohë dhe mund për t’u realizuar. Si për të vulosur pamundësinë e perfeksionimit të plotë të përkthyesve, janë shpikur redaktorët. Këtyre te fundit, me sa duket, u pëlqen t’i bien çik shkurt. Gabohen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *