Rrotull

Shkruar nga

Baki Goxhaj

Banago e nisi këtë blog nga viti 2005, nuk e mban mënd mirë se kur. U mor me të për shumë kohë dhe i dha shumë orë nga jeta e tij. Pastaj blogu theu këmbën dhe u prish për pak kohë, por e mori veten prap.

Banago e ka kryer shkollën e mesme në Pedagogjiken e Gjirokastrës “Pandeli Sotir” dhe të lartën në Vlorë për Gjuhë Angleze. E ka mbaruar atë më 2007-ën.

I pëlqen të bredhë nëpër internet, të lexojë, të shkruaj, të programojë.

Ka një problem aktual, bën shumë (ca dmth) gabime drejtëshkromore edhe pse është njohës i mirë i shqipes; beson se vuan nga disleksia.