BANAGO

prej 2006

Tag: Universiteti i Vlorës

Retrospektivë Universitare

Një shoku im më solli ndërmend vitet e universitetit duke më treguar ca foto të marra aty-këtu në ambjentet e universitetit dhe unë nuk munda të mos i ndaj me ju fotot dhe aty që ndjeva kur i pashë edhe për faktin që kam munguar pak në blogsferë. Njërën prej tyre e vendosur si baner për blogun tim; mendoj se do e lë për ca kohë, më pëlqen shumë. Megjithatë, vazhdojmë më poshtë.

Read More

Pas 30 minutash kam provimin e diplomes

Me siguri qe ky shkrim do te jete i mbushur me gabime drejteshkrimore dhe pa ‘ë’ dhe ‘ç’. Kjo sepse nxitoj; pas 30 minutash kam per te dhene provimin e diplomes. Po perfitoj nga rasti qe te skruaj ne blog meqe ngjarjet rrodhen ashtu qe une te kem ca kohe ne dispozicion.

Nuk jam fare ne ankth, kjo me pelqen. Tani jam ne nje internet kafe afer universitetit. Tastjera qe po shkruaj ta shpif; spacebar-i ben shume zhurme, megjitate do shkruaj dhe ca. Te tjeret po presin ne sallen me te madhe te universitetit qe te vijne profesirèt, meqe jane duke ngrene nga nje pice aty afer universitetit ne nje piceri. Gjunah, kushedi sa kohe kane pa ngrene.

Read More

Puna Kërkimore në Universitetet Shqiptare

Pas grevës së pedagogëve për ngritje rroge gjatë vitit akademik 2005-2006, e cila paralizoi sistemin universitar për pothuajse një muaj a më shumë, pagat e pedagogëve u rritën ndjeshëm, por ndodhi ajo që mund të përkufizohet si “merr borxh të lashë huan”. Dua të them, u shkurtuan një sërë shërbimesh me pagesë që bënin pedagogët, duke i kthyer ato në “detyra” “vullnetare”. Ja disa: a) pedagogët nuk paguhen më për orët që harxhojnë duke korrigjuar provimet, b) duke ndihmuar një tjetër pedagog në mbarëvajtjen e seancave të provimeve, c) nuk paguhen më për konsultime që studentët mund të kërkojnë jashtë orëve standarde të mësimeve dhe ç) më kryesorja, nuk paguhen më për të korrigjuar punët kërkimore të studentëve të mirënjohura si “detyra kursi”. Kjo është situata.

Read More

Po Firma dhe Vula?!

Një ditë të bukur shkolle, duke shkuar tek këndi i orarit në katin e parë të fakultetit tim, më tërhoqi vëmendjen një lajmërim i ngjitur pak më tutje mbi xham. Nga kureshtja u afrova dhe e lexova. Se për çfarë bënte fjalë nuk e mbaj mend, e edhe po ta mbaja mend nuk do të ishte e rëndësishme ta përmendja; e rëndësishme është të përmend faktin që lajmërimi në fjalë shkruante se rridhte nga një shef departamenti dhe nga rektori ynë; emrat e tyre ishin të shkruar me shkronja të trasha, por mungonin nja dy elemente të vogla, por jo pak rëndësishme, firma dhe vula. Ishte një lajmërim zyrtar, por ik e merre vesh ti që ishte i tillë, kur nuk përmbante asnjë element zyrtarizues. Të tilla mund të bënte me bollëk edhe një student mistrec dhe t’i ngjiste në të gjithë shkollën, duke përhapur kështu ndonjë lajm të rremë.

Read More

Pedagogët Kanë Gjithmonë të Drejtë

Ndodhi që sivjet të ngelja në vjeshtë. Nuk e kam zakon, por sivjet e provova. Erdhën datat e provimeve edhe si gjithë të tjerët u regjistrova për provimet e mia. Iku provimi i para dhe përfundova tek i dyti. Ky ishte një provim në pamje të parë i thjeshtë dhe i përgatitur enkas për të ndihmuar studentët vjeshtakë që po piqeshin në vjeshtë për arsye të ndryshme.

Read More

Mitëmarrje APO Mitëdhënie?

Vijmë nga sezoni i provimeve dhe i pagimeve, nga i cili studentët dolën, ca me trurin plot e ca me xhepat bosh. Është e vështirë t’i thuash këto fjalë, por t’i mbash ato përbrenda është akoma më e vështirë. Edhe studenti më indiferent mund ta thotë me plot gojën se në universitetin tonë bashkëjeton me ne edhe një fenomen gangrenizues që ia thonë emrin “mitë”. Fatkeqësia është se askujt nuk i bëhet vonë për këtë. Me sa duket nuk i lejon karakteri demokratik ta ndalojnë këtë bashkëjetesë pasi që kjo e fundit është një nga bazat e shoqërisë së sotme demokratike. Në fund të fundit bashkëjetesa është e modës.

Read More

Ç’nder!

Ç’nder!
Të jesh student
E kam fjalën të jesh i tillë,
Jo të të thonë kështu
Kur kalon klasën ma para
Dhe bën glasën
Mu në libra, kur ka,
Mu në leksione, orë mësimi,
Mu në pedagogë të ndershëm, të drejtë e të zhdërvjelltë
Dhe ndihesh krenar
Që nuk ia var asnjë studenti
Që i vete djersa në ulluk
Nga të mësuarit, ose te paktën
Nga të lexuarit
Ç’turp!

9 korrik 2006

Kopjacët

Është thënë: “Kush kopjon, ngelet në klasë” dhe është bërë kjo fjalë fryma e moszbatimit të rregullave. Të gjithë e thonë atë e vetëm pak i largohet kopjimit; pak e thonë e akoma më pak e zbatojnë pjesën e dytë të saj. E kështu rrjedh jeta studentore e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën pedagogeske.

Read More

Powered by WordPress & Theme by Anders Norén