BANAGO

prej 2006

Kategori: Poezi

Ç’nder!

Ç’nder!
Të jesh student
E kam fjalën të jesh i tillë,
Jo të të thonë kështu
Kur kalon klasën ma para
Dhe bën glasën
Mu në libra, kur ka,
Mu në leksione, orë mësimi,
Mu në pedagogë të ndershëm, të drejtë e të zhdërvjelltë
Dhe ndihesh krenar
Që nuk ia var asnjë studenti
Që i vete djersa në ulluk
Nga të mësuarit, ose te paktën
Nga të lexuarit
Ç’turp!

9 korrik 2006

Do nj’ çik?

Njëherë
Kur ishim të vegjël;
Kohë të bukura
Që mua s’ më kanë pëlqyer
Apo tani nuk më pëlqejnë,
Në fshatin tonë kishin ardhur çamcakëzët
Ishin më të mëdha se këto të sotmet
Apo gojët tona ishin të vogla.
Mbllaçiteshim derisa na dhembnin nofullat
Dhëmbët i nxirrnim nga shtrofullat
Bënim tullumbace që na plasnin në fytyrë
E shqisim që aty dhe e fusnim prapë në gojë
Të nxirë.
Të nxirë e fusnim edhe kur lodheshim
Dhe e mbanim pak në dorë
E bënim top, vezë dhe çdo formë tjetër
Fëmijëshëm të imagjinueshme
Pastaj e fusnim prapë në gojë
Por gjithmonë ishim bujar
Kur na thoshin “mën nj’ çik”
Ne nuk e kursenim, e ndanim prenë tonë bashkë
Madje edhe vetë ofronim
“Do nj’ çik?”

25 mars 2006

Arti i Lajmit

Cipëplasur
Përgatit kronikën e radhës
Thurr i çthurrur lajmin
Gatuan të vërtetën
Me përbërës kryesor gënjeshtrat
E zbukuron
Dhe e servir për publikun
Robotikisht të ngrirë
Dhe kaq.
Lajmi tjetër do të vijë patjetër
Nuk harrohet zanati i vjetër
I gatimit
Me përbërësit kryesor
Që shumica nuk e di
Që janë gënjeshtra
Kurse të tjerë e dinë
Por kështu u intereson
Dhe thonë
Ky është arti i lajmit
Këta janë artistë
Të iluminizmit obskurantist
Gazetarë.

Read More

Ulur Rri

Ulur rri
Mendoj:
Pse kafes që po pi
Duhet t’i hedh sheqer
E pastaj ta pi?!
Pse kafen duhet ta hedhin
Në filxhan e pastaj ta sjellin
Me dallgëzime prej kamarjeri
Dhe me dy qese sheqeri
Në pjatën e tij?!
Pse unë rri
Kohën harxhoj
Shkel mbi sekondat e jetës sime
Që pakthyeshmërisht me busëqeshin
Ironikisht
Kur jam duke shijuar
Kafen me sheqer hedhur në filxhan
Me muzik të shifur dance në sfond
Shoqëruar
Pandalur lë pashkruar
Fletët e jetës sime
Me mendime


Maj 2005

Kulmi

Ky është kulmi
Një shpërblim çshpërblyes merr
E hidhur por e vërtetë
Të duket vetja si derr

Hipën shkallët një nga një
Arrin shumë lart
Këmbën në shkallën tjetër vë
Kur të plaset një akuzë në surrat

Fitimi i punës tënde
Të gjatë, të sinqertë, të qetë
Ky është, o vëlla, kulmi
Ma ha mendja se ky duhet të jetë.

Prill, 2005

Panoramë

“Sot mbusha njëzet vjeç
edhe jeta më thërret”

* * *
Të ngrysur, të qeshur
Ngohtësisht të veshur
Qetësisht të shqetësuar
Pavetëdijshëm të harruar
Të rruar, lëmuar
Parfumosur, krekosur, cigarosur.
Të tjerë, të mjerë
Keqardhëshëm të lerë
Ngaherë

Read More

Powered by WordPress & Theme by Anders Norén