BANAGO

prej 2006

Kategori: Tjetër

Russell Crowe me mjekër si terrorist islamik?!

Sot, më 25 shtator 2012 Top Channel hodhi shashkën e radhës për të matur pulsin e muslimanëve shqiptarë. Në një artikull që flet për përmasat e mjekrës së Russell Crowe, Top Channel tekstualisht thotë:

Pak muaj më parë e pamë edhe në mbipeshë, aq sa të mos njihej, ndërsa në ditët e fundit, Crowe është shfaqur me një mjekër të ngjashme me ato të terroristëve islamikë. [artikulli]

Read More

Historia e Gjërave

Sot më bombardoi një tip me ca email-e për blogun e tij të ri. Duke qenë se më mërziti me të njëjtin email shumë herë, nuk po ja përmend blogun fare. Për më shumë që nuk ka lidhje me temën. Ajo që dua të ndaj sot me ju është një vidoe që gjeta tek blogu në fjalë. Ishte në italisht dhe titullin e kishte “La Sotria delle Cose“. Më tërhoqi pamja e parë dhe i bëra play. Do thoni ju: “Si e kuptove italisht?” Unë them do u them: “Italishten e kemi gjuhën e babës”. Nejse, por ju që nuk dini italisht, videoja është edhe në anglisht, në fakt, origjinali është në anglisht.

Read More

Banago is Back

Ëhë! Pas një shkëputje të gjatë nga blogu im i vockël, mendova të vij edhe njëherë. Duke qenë se blogu i mëparshëm refuzoi të më frymëzonte të vazhdoja të shkruaja dhe mu bë shumë monoton, vendosa që kësaj here t’i ndryshoj dizajnin për ta bërë blogun të duket pak më i ri dhe më i freskët (jo i ri plak). Ndoshta ky është një justifikim (mungesa e frymëzimit) si shumë të tjerë  që më bredhin lartë e poshtë në neuronet e trurit, por dizajni i ri më jep shumë kënaqësi kur e shikoj dhe kjo shpresoj të konvertohet në dëshirë për të shkruar.

Një gjë tjetër që dua të ndajë me ju në këtë postim të shkurtër është fakti që kam zbuluar edhe një pasion të ri, fotografinë. Herë pas herë do përqipem të postoj foto që më kanë lënë shumë mbresa apo që flasin vet dhe nuk kanë nevoj të shoqërohen me shumë fjalë.

Kaq ishte e gjitha. Do të dëshiroja shumë të më linit një mesazh mirëseardhje tek komentet. Flaminderit!

Fletë Nderi

Babai im ka qenë punëtor i dalluar. Ky nuk është pretendim i imi. Unë ndihem shumë i lumtur që babai im i ka shërbyer kombit dhe partisë. Por dhe partia nga ana e saj nuk ka mbetur pas, ja ka dhënë një Fletë Nderi. Në fletë shkruhet “I jepet sh. Emri’ Babës, për rezultate të mira të arritura në realizimin e detyrave të vitit 1980”. Fatkeqësisht nuk munda ta takoja kësaj javë babanë tim e ta pyesja se çfarë kishte bërë atë vit që kishte merituar një fletë nderi. Me siguri ka bërë diçka për tu mbajtur mënd përderisa fleta e nderit i ka rezistuar kohës për të nderuar dhe mua tani, 27 vjet më vonë për faktin e të qenit bir i këtij babai.Sa bukur! Sa nostalgjik realizmi socialist; tamam si ata filmat me personazhe vetëmohuese.

Read More

Dhjetë Shenja që Tregojnë se Je Rritur

1. Mendon për pasojat para se te veprosh.
2. Të bëhet e vështirë të shpenzosh, duke e ditur se të fitosh para nuk është aq e lehtë sa të shpenzosh para.
3. Kupon se koha është e shtrenjtë dhe se nuk të ka mbetur dhe shumë.
4. Të shkon nëpër mend se gjërat e bëra një vit më parë duken tepër kot tani.
5. Fillon të marrësh ftesa dasme.
6. Kur takohesh me miqtë, bisedat zhvillohen kështu “Herën e fundit, “Në të shkuarën”, E mban mend atëherë kur…”
7. Papritur pyet veten se cili është kuptimi/ qëllimi i jetës.
8. Bën diçka që nuk të pëlqen çdo ditë edhe atëherë kur nuk të shtyn njeri ta bësh.
9. Shikon fëmijë të tjerë dhe pyet ose 1) Sa vjeç janë ose 2) Ku studjojnë.
10. Harron se si është të jesh fëmij dhe se sa irritues janë të rriturit kur bëjnë të gjithë të njëjtën pyetje.
11. Gjithë fisi fillojnë të të gjejnë nuse. (nga Driti)
12. Kur te lirojne vendin ne autobuz.* (nga e.T.)
Origjinalin e gjeni këtu: TodaysTen.com
*Vetëm për jashtë shtetit.

Po Firma dhe Vula?!

Një ditë të bukur shkolle, duke shkuar tek këndi i orarit në katin e parë të fakultetit tim, më tërhoqi vëmendjen një lajmërim i ngjitur pak më tutje mbi xham. Nga kureshtja u afrova dhe e lexova. Se për çfarë bënte fjalë nuk e mbaj mend, e edhe po ta mbaja mend nuk do të ishte e rëndësishme ta përmendja; e rëndësishme është të përmend faktin që lajmërimi në fjalë shkruante se rridhte nga një shef departamenti dhe nga rektori ynë; emrat e tyre ishin të shkruar me shkronja të trasha, por mungonin nja dy elemente të vogla, por jo pak rëndësishme, firma dhe vula. Ishte një lajmërim zyrtar, por ik e merre vesh ti që ishte i tillë, kur nuk përmbante asnjë element zyrtarizues. Të tilla mund të bënte me bollëk edhe një student mistrec dhe t’i ngjiste në të gjithë shkollën, duke përhapur kështu ndonjë lajm të rremë.

Read More

Huazimet dhe Barbarizmat

Gjatë orëve të lëndëve të përkthimit, në klasën time ndodh shpesh një fenomen që demonstron varfëri. Dalin disa studentë dhe kundërshtojnë përkthimin e disa të tjerëve me argumentin se në të janë përdorur “fjalë të huazuara”. Fjala bie, nuk duhet të përdoret fjala “eksperiencë” sepse ajo është një fjalë e huazuar dhe se duhet të përdoret fjala “përvojë” në vend të saj; një shembull i rëndomtë. Kjo tregon se ekziston një boshllëk në ndërgjegjen gjuhësore të studentëve; një ngërç që pengon. Ngatërrohet fjala huazim me fjalën barbarizëm. Çfarë mbetet të ndodhe pastaj për rregullat e huazimit, kur çdo fjalë e huaj refuzohet me përbuzje? Le pastaj që kjo ndodh vetëm në klasë, në orën e përkthimit.

Read More

Powered by WordPress & Theme by Anders Norén