Cipëplasur
Përgatit kronikën e radhës
Thurr i çthurrur lajmin
Gatuan të vërtetën
Me përbërës kryesor gënjeshtrat
E zbukuron
Dhe e servir për publikun
Robotikisht të ngrirë
Dhe kaq.
Lajmi tjetër do të vijë patjetër
Nuk harrohet zanati i vjetër
I gatimit
Me përbërësit kryesor
Që shumica nuk e di
Që janë gënjeshtra
Kurse të tjerë e dinë
Por kështu u intereson
Dhe thonë
Ky është arti i lajmit
Këta janë artistë
Të iluminizmit obskurantist
Gazetarë.